Njëri nga francezët më të njohur në botë, Napoleon Bonaparta, në lidhje me Kuranin dhe Muhamedin a.s. ka thënë:
“Mojsiu e shpalli fenë e Zotit te populli i tij. Jezusi te bota romake, ndërsa, Muhamedi te e gjithë bota. Arabia ishte një shtet pagan. 600 vjet pas Jezusit, Muhamedi i prezantoi botës besimin në një Zot të vetëm, I Cili është Zoti i Ibrahimit, Mojsiut, dhe i Jezusit.” Muhamedi shpalli se Zoti është një, Ai nuk ka as baba as djalë dhe se triniteti imponon mendimin idhujtar. Shpresoj se nuk është larg koha kur do të kem mundësi të bashkoj të gjithë njerëzit e mençur dhe të arsimuar të botës dhe të vendos një administrim të vetëm pikërisht në parimet e bazuara në Kuran, parimet e vetme që mund t’u japin lumturinë njerëzve.”
Gjithashtu ka thënë: “Si duket Kurani është një fuqi mbinatyrore e cila nuk lejon të mposhtet. Unë nuk jam në gjendje të mposht fuqitë mbinatyrore!”
Burimi: Sanchakpress
Përshtati: Islampress