Kapet atentori i Brukselit: Ja vëllezërit kamikazë

Një gazetë belge njofton se është arrestuar atentatori i Brukselit, Najim Laachraoui.

Ai është bërë i njohur edhe si ‘burri me të bardha’ për shkak se mban veshur një xhaketë të bardhë në foton e kapur nga kamerat e sigurisë në aeroportin e Brukselit.

Bashkë me të në foto janë edhe dy kamikazët që hodhën veten në erë.

Ata janë identifikuar si vëllezërit belgë, Ibrahim dhe Khalid El Bakraoui.

Sulmi i tyre kamikaz la të vrarë 11 persona.

Dy vëllezërit janë të njohur për policinë pasi kanë rekorde kriminale, por që nuk kanë qenë të lidhura me aktivitetin terrorist.

Mësohet se Khalid El Bakraoui ka përdorur një emër të rremë për të marrë me qira një apartament në Bruksel, në zonën ku policia vrau një person të armatosur javën e kaluar gjatë një shkëmbimi zjarri.

I arrestuari Najim Laachraoui është personi që ka përgatitur edhe jelekët vetëvrasës për masakrën e Parisit.

Ai njihet si personi që përgatiste bombat.

Nga ana tjetër, prokuroria belge ka konfirmuar se bastisjet që janë zhvilluar në lagjen Schaerbeek, periferinë veriore të Brukselit, kanë çuar në zbulimin e një mjeti shpërthyes që ndër të tjera përmbante gozhda.

Pranë tij hetuesit kanë zbuluar edhe produkte kimike dhe një flamur të DAESH çka dëshmojnë se edhe këto sende mbajnë vulën e DAESH.

Praninë e gozhdëve në bombat e terroristëve e ka konfirmuar edhe një grafi që i përket një pacienti të shtruar në spitalin ushtarak të Brukselit, të cilit në gjoks mjekët e kanë dalluar objektin.

Artikulli paraprakRritet niveli i alarmit të sigurisë në bazën e NATO-s në Bruksel
Artikulli vijuesKush rrezikohet më shumë nga sulmet terroriste?