Çfarë zhvillimesh teknologjike mund të presim vitin e ardhshëm

Kur bëhet fjalë për zhvillimet inovative sigurisht i kemi sytë nga gjigandët e teknologjisë. Vitet e fundit jemi surprizuar gjithnjë e më tepër nga idetë origjinale të kompanive të ndryshme lidhur kryesisht me botën mobile, por çfarë mund të presim vitin që vjen?!

Google teknologji

Në mbledhjet e ndryshme që ka organizuar kompania me zhvilluesit nuk është zbuluar ndonjë risi përsa i përket harduerëve. Ajo çka mund të pritet vitin që vjen do të jetë versioni i përditësuar i sistemit Android 4.3. Gjithashtu pritet lançimi i tabletit Nexus 7 dhe ndoshta mund të prodhohet ndonjë platformë lojrash.

Microsoft teknologji

Në muajt në vazhdim të këtij viti Microsoft pritet të lançojë dy produkte shumë të diskutuara së fundmi: Sistemin operativ Windows 8.1 dhe Xbox One. Ndoshta vitin në vazhdim kompania vendos që të lançojë një tablet Surface 2 me Windows 8.1. Përsa i përket smartfonëve është e vërtetë që Nokia Lumia ka pasur sukses së fundmi sidomos pas lançimit të Lumia 925 dhe 1020, por ndoshta Microsoft na surprizon vitin tjetër me prodhimin e një telefoni të vetë kompanisë. Gjithashtu duke marrë parasysh zhvillimet e fundit lidhur me orat “e mençura” (smartwatch) ndoshta Microsoft vendos të prodhojë ndonjë orë të veçantë.

Apple teknologji

Në radhë të parë është e sigurt që Apple do të përmirësojë produktet ekzistuese duke ofruar kështu për përdoruesit iPhone 5S, një tablet më të lehtë dhe më të hollë iPad 5 si dhe përmirësime të kompjuterëve Mac. Së fundmi është diskutuar shumë edhe prodhimi i një iPhone-i ekonomik me disa ngjyra që mund të ofrohet vetëm në tregjet në zhvillim. Gjithashtu përflitet se mund të prodhohet një iPhone me ekran akoma më të madh se ai ekzistues.

Këto ishin përsa i përket produkteve ekzistuese ndërsa përsa i përket prodhimeve të reja pritet që Apple të hedhë në treg orën “e mençur” iWatch si dhe televizorin Apple HDTV.

/pcwprldalbanian/kohaislame

Artikulli paraprakI riu shqiptar rrihet brutalisht nga një grup maqedonas
Artikulli vijuesKim Mehmeti: A kanë status të njëjtë Salustro dhe qentë e tij?