Çifutët cionist: Nuk lejojmë mbërritjen në Gaza të Flotës së 3-të të Lirisë

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite, Emmanuel Nahson njoftoi se nuk do të lejojnë mbërritjen në Gaza të Flotës së 3-të të Lirisë e cila synon të thyejë bllokadën dhe të dërgojë ndihma, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Nahson i cili ka folur për gazetarin e AA-së duke theksuar se ndjekin nga media lajmet në lidhje me Flotën e 3-të të Lirisë tha se: “Ata kanë njoftuar se kanë ndërmend të shkojnë në Gaza, por ne nuk do ta lejojmë këtë, sepse Gaza është nën bllokadën detare dhe kjo konsiderohet e vlefshme edhe nga e drejta ndërkombëtare. Nëse duan të dërgojnë ndihma ndaj popullit të Gazës këtë mund ta bëjnë nëpërmjet Izraelit. Ata që ndodhen në flotë do të kthehen mbrapsht nga kanë ardhur”.
 
Ndërsa ndaj pyetjes se si kanë planifikuar të ndalojnë mbërritjen e Flotës së 3-të të Lirisë në Gaza ai është përgjigjur se: “Mendoj se është shumë herët për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje. Nuk dua të hyj në spekulime, por mund të them se nuk do të lejojmë që të mbërrijnë në Gaza”.
 
– “Shpresoj që këtë herë të jetë më paqësore”-
 
Pas një rikujtimi të atyre çfarë kanë ndodhur si pasojë e sulmit të ushtrisë së Izraelite ndaj anijes “Mavi Marmara”, Nahson u shpreh se: “Shpresoj që këtë herë të jetë më paqësore, por nuk mund të paraqes detajet që tani. Por mund të them kaq se jemi duke u përgatitur për këtë flotë dhe shpresojmë që të përfundojë pa dhunë”.
 
Nahson i cili ka pohuar se ata që ndodhen në Flotën e Lirisë do të dërgohen në vendet e tyre, ndërsa ndihmat që kanë me vete do të dërgohen në Gaza ai ka pretenduar se: “Nuk jam as edhe i sigurtë nëse bashkë me to do të kenë sjellë ndihma për popullin e Gazës. Mendoj se qëllimi i tyre është vetëm politik”.
 
– Flota e 3-të e Lirisë vazhdon rrugën e saj-
 
Ditën e djeshme ishte njoftuar se Flota e 3-të e Lirisë ka qëllimin për të thyer bllokadën e Izraelit të vendosur ndaj Gazas që në vitin 2007 dhe dërgimin e ndihmave dhe se do të nisej nga Greqia.
 
Në lajmin në faqen e internetit të emëruar Qendra e Informacionit palestinez, kryetari i autokolonës “Miles of Smiles” Dr. İssam Jusuf, kishte theksuar se aktivistët me qëllime të mira janë të vendosur që duke shkuar në Gaza të thyejnë bllokadën e vendosur dhe gjithashtu ai i kishte bërë thirrje komuniteti ndërkombëtarë që të marrin përgjegjësinë morale kundër kërcënimeve izraelite për sulme ndaj Flotës dhe për mbrojtjen e autokolonës shumëkombëshe.
 
Krahas një numri të madh të aktivistëve arabë dhe evropianë, edhe ish presidenti tunizian Muhammed Munsif el-Marzuki kishte njoftuar se ka vajtur në Greqi për të marrë pjesë në këtë flotë.
Artikulli paraprakDisa nga futbollistët që e agjërojnë muajin e Ramazanit
Artikulli vijuesMinistrat e Mbrojtjes të NATO-s takohen në Bruksel