Disa nga futbollistët që e agjërojnë muajin e Ramazanit

Për gjithë sportistët që i përkasin besimit islam, 18 qeshori ka qenë dita kur ata kanë filluar agjërimin e tyre. Këta lojtarë nuk po i pengon aspak agjërimi në vlugun më të madh të punëve tani në përgatitjet për sezonin e ri. Gjithashtu ata njihen si praktikues të devotshëm të fesë islame.
“Tesheshi.com” ua sjell disa nga futbollistët që e agjërojnë muajin e Ramazanit

1.Keita1.Seydou Keita

Futbollisti që vjen nga Mali, aktualisht mbron ngjyrat e klubit të Romës. Keitan shumë prej dashamirëve të futbollit kanë patur mundësinë të shohin deri sa kryen lutjet para fillimit të ndeshjes. Ai njihet edhe si një agjërues i rregullt i Ramazanit.

2.abidal2. Erik Abidal

Francezi që aktualisht luan te skuadra greke Olimpiakos njihet si një praktikues i madh i fesë islame. Gjatë udhëtimeve të tij me skuadrën ai është parë duke lexuar librin famëlartë Kur’anin.  Gjithashtu, Erik ka deklaruar se është agjërues i rregullt i Ramazanit.

3. Samir Nasri3.nasri

Edhe një tjetër futbollist francez që e agjëron Ramazanin. Bëhet fjalë për mesfushorin e Manchester Sitit, Samir Nasrin. Nasri pati dhënë mesazh urimi për festën e Bajramit, pasi kishte realizuar gol, ndërsa nën fanelë kishte patur të shkruar “Eid Mubarak”.

4.Jaja Ture4. Jaja Ture

Partner i Samir Nasrit tek Mançester Siti, Jaja Ture njihet si një besimtar i devotshëm dhe praktikues i Ramazanit. Futbollisti nga Bregu i Fildishtë kishte refuzuar të festonte me shampanjë gjatë festimit të titullit kampion në Angli, duke thënë “Unë jam musliman dhe kjo është e ndaluar për mua”.

5. Frank Riberi5.Riberi

Ylli i Bajernit të Mynihut që prej kohësh njihet si një besimtar i cili e praktikon Ramazanin. Futbollisti francez është parë disa niher të reklamat e Bajernit tëMynihut që ka refuzuar të reklamojë pije alkoolike duke dëshmuar se unë jam musliman dhe nuk reklamoj alkool. /tesheshi.com/

 
Artikulli paraprakIzraeli ndalon palestinezët që gjatë Ramazanit të vizitojnë Xhaminë Al-Aksa
Artikulli vijuesÇifutët cionist: Nuk lejojmë mbërritjen në Gaza të Flotës së 3-të të Lirisë