Përdorimi i cigareve elektronike shton rrezikun e atakut kardiak, infarktit apo sëmundjeve të zemrës. Sipas një studimi të ri, rreth një në 20 të rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përdorin cigaret elektrike dhe shumë prej tyre pretendon se e bën këtë sepse ato janë më të shëndetshme se sa cigaret normale.
Por, cigaret elektrike janë ende jo fort të njohura ndërkohë që studimet e shumta që po bëhen po tregojnë se ato nuk janë fort të sigurta.
Studimi më i fundit i kryer nga shoqata amerikane e zemrës, ka zbuluar se atakët kardiakë janë afro 60 për qind më të pranishme tek ata që përdorin cigaret elektrike, që janë po ashtu 71 për qind më shumë të rrezikuar për infarkte, transmeton tch.
Kur cigaret elektrike nisën të shfaqen në raftet e dyqaneve të duhanit, ato shpesh reklamoheshin si një ndihmë për duhanpirësit për të braktisur vesin. Por tani, është bërë e qartë se ato po bëhen një shtesë në vend që të zëvendësojnë cigaret e zakonshme.
Duhanpirja është shkaku numër një për kancerin në mushkëri, dhe avulli nga cigaret elektrike, deri më tani duken të sigurta për mushkëritë. Por, sipas këtij studimi të fundit, cigaret elektrike janë po aq të dëmshme për zemrën dhe sistemin kardiovaskular sa edhe cigaret tradicionale.