Cila është arsyeja e dorëheqjes sipas ambasadorit Malaj?

Pas gjashtë vjetëve në krye të misionit diplomatik të Kosovës në Konfederatën Helvetike (Zvicër) dhe Principatën Lihtenshtajn, Naim Malaj ka ofruar dorëheqje nga ky post.

Në një letër – notë zyrtare të dërguar ministrit të punëve të jashtme, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës, Hashim Thaçit, ai njofton për vendimin e tij i cili hyn në fuqi nga 1 qershori 2015.
 
“Pas 6 vitesh të kaluara në këtë pozitë të rëndësishme kam vendosur t`i përkushtohem familjes dhe t`i jap një orientim të ri karrierës sime profesionale duke filluar së shpejti një aktivitet në një organizatë ndërkombëtare me seli në Gjenevë”, thuhet ne letrën të cilën e ka parë albinfo.ch.
 
“Po ashtu dëshiroj t`ju shpreh falënderimin tim të veçantë për besimin dhe mbështetjen e dhënë gjatë gjithë këtyre viteve në përfaqësimin e Republikës së Kosovës në këto dy vende mike”.kohaislame
Artikulli paraprakPunëtorëve iu shkelen të drejtat me të dy këmbët, por ata festojnë
Artikulli vijuesCarla del Ponte ka fshehur faktet për krimet e Mlladiqit dhe Millosheviqit