Cila fuqi e fshehtë e shpëtoi Hitlerin 23 herë?

Më shumë se çdo diktator tjetër i shekullit të 20, Adolf Hitleri gëzonte admirimin e turmës dhe ishte i fokusuar në lidhjen e tij me ata që ai udhëhiqte.

Për një kohë të gjatë, afrimi dhe marrëdhëniet personale me të u bë veçanërisht e vështirë, por pavarësisht nga kjo, të gjitha përpjekjet për ta vrarë Hitlerin dështuan. Arsyet për këtë janë të shumta: Në vitet e para shumë përpjekje janë bërë nga “ujqër të vetmuar” dhe, për pjesën më të madhe, ata nuk ishin planifikuar si duhet për të patur sukses.

Gjithashtu, Hitleri ndryshonte shpesh takimet e tij me një njoftim të shkurtër, apo bënte vizita të paparalajmëruara spontane, gjë që e bënte punën e vrasësve të mundshëm shumë më të vështirë. Vetëm me shpërthimin e luftës rezistenca filloi të rritet në mënyrë dramatike, dhe pothuajse të gjithë vrasësit potencialë të Hitlerit do tëvinin nga brenda rrethit të vet të brendshëm.

Pas sulmit vdekjeprurës të gjeneral-lejtënantit Reinhard Heydrich në Pragë në vitin 1942, masat e sigurisë u shtuan aq shumë, saqë nga ai moment e tutje, vetëm njerëzit në rrethin e ngushtë të lidershipit përreth “Führerit”, lejoheshin që të kishin kontakt të ngushtë me të . Gjithashtu, gjetja e eksplozivëve u bë shumë më e vështirë. Ata që arrinin të gjenin këto materiale kuptuan se Hitleri kishte edhe një aleat të fuqishëm: rastësinë …

Artikulli paraprakHillary Clinton synon të rikandidojë për Presidente në SHBA
Artikulli vijuesMbi 90 për qind e ujit në Gaza është i papërshtatshëm për përdorim