Deda: Demarkacioni me Malin i Zi, kusht i padrejtë për vizat

Deputeti Ilir Deda, në një intervistë për Gazetën Zëri, thotë se askush nuk duhet të marrë meritat për liberalizimin dhe nuk duhet të shikohet se kush bëri më shumë e kush më pak. Madje, sipas tij, ata që po i marrin “gradat” kanë më së paku merita për liberalizimin. Deda i frikësohet fluksit masiv të qytetarëve drejt Evropës

Rekomandimin e Komisionit Evropian për Liberalizimin e vizave për Kosovën deputeti i pavarur, Ilir Deda, e quan të vonuar, por thotë se kosovarët e kanë merituar këtë. Deda në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se varet prej standardeve që përdor Bashkimi Evropian që të shihet se sa shpejt do t’ua mundësojë lëvizjen e lirë qytetarëve të Kosovës.

Por, ai thotë se është i padrejtë kushti i vënë që së pari të bëhet ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi e më pas lëvizja e lirë. Ndërsa, kritikon institucionet se nuk kanë bërë sa duhet për informimin e qytetarëve rreth liberalizimit. Deda i frikësohet një fluksi masiv drejt BE-së, në ditën që hiqen vizat.

“Bashkimi Evropian ka standarde të ndryshme. Kjo mund të bëhet brenda dy muajve, apo edhe mund të zgjasë deri në gjashtë muaj”, ka thënë Deda.

Artikulli paraprakMafia shqiptare kontrollon tregun e heroinës në Francë
Artikulli vijuesAktori i Hollywoodit për herë të parë në Xhami