Hillary Clinton synon të rikandidojë për Presidente në SHBA

Hillary Clinton, e cila u mposht në zgjedhjet kundër Donald Trump, duket se nuk është dorëzuar në luftën e saj për tu bërë presidente e Amerikës.

Gjatë një takimi, ku ish zonja e parë amerikane i ftoi miqtë e saj në shtëpinë në Uashington ajo u shpreh me vendosmëri për një rikthim në luftën për postin e presidentes së Amerikës, shkruan The Indipendent.

“Unë do të rikthehem”, citohet të ketë thënë Clinton duke bërë dolli me gotën e verës.

Nëse Clinton vendos të sfidojë përsëri rivalët e partive tjera për postin e presidentit, ajo në vitin 2020 do të ishte në moshën 73 vjeçare.

Ajo gjithashtu ka paralajmëruar se shumë shpejt mund të shfaqet para ekraneve televizive me një shou, dhe kështu do të jetë femra e dytë në Amerikë më vjetra që do të ketë një emision të vetin pas, Joy Behar e njohur për shoun “The View”.

Artikulli paraprakMbi kontrollin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve
Artikulli vijuesCila fuqi e fshehtë e shpëtoi Hitlerin 23 herë?