I Dërguari i Allahut në një hadith ka thënë: “Sureja “Ez-Zelzele” është e barabartë me gjysmën e Kuranit” surja “El-Ihlas” është e barabartë me 1/3 e Kuranit, dhe surja “El-Kafirun” është e barabartë me 1/4 e Kuranit”.(Tirmidhiu)
Sureja “Ez-Zelzele”
BISMIL-LAHIRR-RRAHMANIRR-RRAHIM
”Idha zulziletil-erdu zilzaleha ve ehrexhetil-erdu ethkaleha.
Ve kalel-insanu ma leha.Jeumeidhin tuhaddithu ahbareha.
Bi enne rabbeke eu haleha.Jeumeidhin jesdurun-nasu eshtaten
lijureu a’malehum.Femen ja’mel mithkale dherretin hajren jereh.
Ve men ja’mel mithkale dherretin sherren jereh.”
PËRKTHIMI i SURES EL-ZELZELE
1 . Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme,
2 . Dhe të nxjerrë toka atë që ka në brendinë e saj (barrën nga brenda),
3 . Dhe njeriu të thotë: “Çka kjo (që bën këtë dridhje)?”
4 . Atë ditë, ajo i rrëfen tregimet e veta,
5 . Ngase Zoti yt e ka urdhëruar atë
6 . Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre.
7 . E kush punoi ndonjë të mirë, që pëshon sa grimca, atë do ta gjejë.
8 . Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.
https://www.youtube.com/watch?v=J40Dn5czJqE