Han: Duhet që të gjejmë zgjidhje për krizën e refugjatëve në Maqedoni

Një ekip nga Komisioni evropian së bashku me ekspert nga Maqedonia nga e hëna do të vlerësojnë nevojat e resurseve njerëzore dhe ndihmës financiare që do t`i duhen pushtetarëve për menaxhimin me krizën e refugjatëve në kufirin jugor. Këtë gjë e paralajmëroi sot euro komisari për zgjerim dhe politika fqinjësore të BE-së, Johanes Han gjatë vizitës së qendrës pranuese të refugjatëve në Gjevgjeli, raporton zhurnal.mk

Han është i kënaqur nga mënyra se si Maqedonia po përballet me krizën e refugjatëve dhe theksoi se është koha e fundit që të ndihmohet në zgjidhjen e situatës.

“Do t`i ndihmojmë edhe vendit tuaj që të dale nga kjo situatë. Ashtu si u informova në ditë këtu pranohen rreth 6.000 refugjat. Mendoj se kjo është një sfidë për vendin tuaj si dhe për vendet tjera, kështu që do të ishte mirë që të gjithë të gjejmë zgjidhje rreth kësaj çështje” deklaroi Han, raporton zhurnal.mk

Ai paralajmëroi se Bashkimi Evropian është i interesuar për t`i ndihmuar sistemit të Maqedonisë.

“Bashkimi evropian është i interesuar që t`i ndihmoje sistemit të vendit tuaj për t`u përballur me këtë situatë. Për shkak të kësaj arsye tashmë prej të hënës do të vije një ekip nga Komisioni evropian i cili së bashku me ekspert nga vendi i juaj do të bëje vlerësimin e vërtet me qëllim që të identifikohen nevojat dhe përkrahja financiare që do t`i duhet pushtetarëve tuaj për të menaxhuar me krizën”, deklaroi Han

Artikulli paraprakDjali 23 vjeçar rrah babain 68 vjeçar në Xhepçishtë të Tetovës
Artikulli vijuesRDK refuzon propozimin e Lëvizjes BESA