New York, qytetarët protestuan kundër Donald Trump

Qytetarët e New York-ut dje u mblodhën në Avenynë e pestë, e cila është njëra nga rrugët më të famshme të Manhatan-it, ku ata protestuan kundër kandidatit republikan për president, Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).

Komentet e Trump-it rreth propozimit për të ndaluar hyrjen e muslimanëve në Shtetet e Bashkuar të Amerikës (SHBA), kanë shkaktuar reagime të shumta në opinion. Vetëm në Britani të Madhe më shumë se gjysmë milion njerëz kanë nënshkruar peticionin i cili kërkon ndalimin e hyrjes së Trump-it në vendin e tyre.

Pakënaqësinë e tyre ndaj komenteve të Trump-it e kanë shprehur edhe qytetarët e New York-ut, të cilët mbanin pankarta ku shkruhej “dënojeni Trump-in, jo muslimanët e pafajshëm”, “Thuani jo racizmit”, “T’i themi jo mostolerancës anti-emigrante, ti themi jo Trump-it”, “Wall Street është armiku ynë, dhe jo islami”,”Muslimanët janë kundër DAESH-it, muslimanët nuk janë terroristë”….

Në krye të kolonës, e cila është ruajtur nga një numër i madh i forcave policiore ndodhej shqiponja kokë bardhë që është simbol i Amerikës dhe lirisë./AA/

Artikulli paraprakIndonezi, mbi 70 të zhdukur nga mbytja e anijes
Artikulli vijuesNë burgjet izraelit gjithnjë e më shumë gra, 51 palestineze pas hekurave