Cilat janë dallimet mes haremit të Mekes dhe haremit të Medines?
– Haremi i Mekes është më i mirë dhe më me vlerë se haremi i Medines, sepse shtimi i shpërblimeve në Mekë është më i madh se në Medinë, ashtu sikurse mëkati në Mekë është më i rëndë se ai në Medine.
– Gjuetia në haremin e Mekes përmban mëkat por edhe dëmshpërblim, ndërsa në haremin e Medines përmban mëkat dhe jo dëmshpërblim.
– Mëkati që vjen si pasojë e gjuetisë në haremin e Mekes është më i madh se ai që vjen nga gjuetia në haremin e Medines.
– Në haremin e Mekes ndalohet prerja e pemëve në çdo rast përjashto ato raste emergjente, ndërsa në haremin e Medines lejohet të përdoren (pemët) nëse njerëzit kanë nevojë, si psh bari për bagëtinë, apo të përdoren mjetet e mbjedhjes në ato vend.
[Sherh el Mumti, Ibn Uthejmin].