Cilët lider evropianë besojnë në Zot?

Pavarësisht prej faktit se udhëheqjes së ceremonisë nga kryepeshkopi, Alexis Tsipras u bë i pari kryeministër grek që bëri betimin pa marrë një betim fetar. Siç mund të vërehet, Tsipras është një ateist i hapur.

Lideri i partisë Syriza – i cili shokoi shumë veta me marrjen e pushtetit në Greqi – bëhet njëri nga të rrallët liderë botërorë që ka arritur majat e pushtetit, pavarësisht pse nuk beson në Zot.

 

Sipas një analize të mediave dhe deklarimeve publike nga udhëheqësit e qeverive, janë së paku tre liderë ateistë në Evropë, transmeton Telegrafi.

 

Përveç kryeministrit grek, pavarësisht se ishte rritur si një katolik, presidenti francez, Francois Hollande, është gjithashtu një ateist.

 

“Kam arritur në një pikë në të cilën jam bindur se Zoti nuk ekziston”, i ka thënë ai një gazetari, në një deklaratë në vitin 2002, gjithashtu duke shtuar për një tjetër media se ai nuk praktikon religjionin por i respekton fetë.

 

Ndoshta, ai që më së shumti befason me ateizmin e tij, është kryeministri kroat, Zoran Milanoviq, i cili kishte arritur majat e pushtetit, edhe pse vendi i tij, përkatësisht popullata e këtij vendi, rreth 90 për qind i përkasin fesë katolike, transmeton Telegrafi.

 

Udhëheqësit fetarë në Kroaci janë të zemëruar se pse Milanoviq nuk dëshiron të merr pjesë në kishë, për festa religjioze.

 

Me besimin në Zot, në një shkallë të ulët në Evropë, mund të pritet që edhe liderë të tjerë ateistë mund të kemi në të ardhmen. Por gjithsesi, në përgjithësi, liderët evropianë mbeten ata fetarë.

 

Nga ata fetarë është edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila kishte deklaruar: “Unë besoj në Zot. Feja është dhe ka qenë shoqëruesi i përhershëm i jetës sime”.

 

Në Norvegji ndërkaq, 17 nga 18 ministrat kanë thënë se i përkasin Kishës Lutherane.

 

Ka edhe të atillë që mendojnë se çështja e përkatësisë fetare nuk duhet të bëhet publike.

 

Kryeministri Slovak, Robert Fico më herët ishte deklaruar si një ateist, pastaj një katolik, dhe së fundmi ka refuzuar të diskutojë rreth “çështjeve private”.

 

Presidenti bjellorus, Aleksandar Lukashenko ka përshkruar vetën si një “ateist ortodoks”.

 

Ai i Danimarkës Helle Thorning-Schmidt është pagëzuar – por jo e konfirmuar, rrallë shkon në kishë dhe nuk beson në jetën e përtejme, shpëtimin, parajsën, ferrin.

 

Kryeministri potencial i Britanisë së Madhe, Ed Miliband nga Partia Laburiste, është regjistruar duke thënë se nuk beson në Zot.

 

Ndërkaq kryeministri në detyrë, David Cameron, ka një marrëdhënie më të komplikuar me fenë. Kisha “është e rëndësishme”, sipas kryeministrit konzervativ, por “ai është pakëz i paqartë në disa pjesë të besimit”.

 

Gjithashtu, presidentja e tanishme e Zvicrës, Simonetta Sommaruga, e ka “lënë” kishën katolike dhe ka përshkruar veten si një që “po gjurmon” në çështjet e religjionit.

 

Dhe nëse ata e bëjnë për të fituar vota ose jo, ekziston një vend në Evropë ku kjo çështje as që do të mund të diskutohet – aty udhëheqësi gjithsesi do të jetë një person fetar: Vatikani. /Telegrafi/ 

Artikulli paraprak"Google Smart shoes", këpucët që flasin
Artikulli vijues“Qyteti i Aladdinit” në Dubai, së shpejti realitet (Foto)