Cili është detari më i madh musliman?

Kur flitet për detarët më të njohur çdo herë përmenden Kolombo, Vasko De Gama, Megellan… megjithatë detari më i madh i kohës së tij, ndërsa njëri nga më të rëndësishmit në histori ka qenë një musliman nga Kina Zeng-He.

Gjatë 28 vjetëve që komandonte me flotën mbretërore kineze e cila kishte më shumë se 300 anije dhe 30.000 anëtarë të ekuipazhit Zeng-He lundroi në 37 vende, të gjithë Oqeanin Indian prej Azisë Juglindore deri në Arabi dhe Afrikë çka përbën më shumë se 50.000 km.

Zeng-He ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në përhapjen e islamit në gadishullin Malaj dhe Indonezi sepse anëtarët e ekuipazhit të tij që ishin musliman ndalonin dhe jetonin në vende ku lundronin.

Anija e Kristofor Kolombos “Marija e Shenjtë” ka qenë shumë e vogël (me gjatësia 26 m) në krahasim me anijen e Zeng-He “Thesari” (me gjatësi 140 m.)

(Islampress)

Artikulli paraprakKur fillloi të përdoret institucioni i Shejhul-Islamit
Artikulli vijuesZbulimi musliman: Operacioni i parë i syrit