Çka thotë Rusia mbas zbarkimit të mija trupave e tankeve amerikane në Poloni?

Mbasi mija ushtarë dhe tanke amerikane zbarkuen sot në Poloni, Rusia deklaroi se e ka vezhgue me kujdes arritjen e ma shumë se 300 trupave ushtarake, tue e quejt këtë veprim si kërcënim.

Trupat janë pjesë e reagimit të presidentit Barack Obama për me i sigurue aleatët e shqetësuem të NATO’s lidhun me nji Rusi ma agresive.

Ky asht përforcimi ma i madh ushtarak amerikan në Europë prej dekadash.

Zadhanësi i presidentit Putin, Dmitry Peskov, i tha BBC se lëvizja “kërcënon interesat tona dhe sigurinë tonë”.

“Asht nji vend i tretë që e ka ndërtue praninë e tij ushtarake në kufijtë tanë në Europë,” tha ai. “Ky madje nuk asht as vend europian”, tha ai./kumti.com

Artikulli paraprakDisa arsye pse fëmijët tuaj të vegjël nuk duhet t’i lini të kenë kontakt me pajisjet elektronike
Artikulli vijuesPërse terroristët synojnë aeroportet aq shpesh?