Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar Hillary Clinton tek Demokratët dhe Donald Trump tek Republikanët kanë fituar zgjedhjet e brendshme të partive të tyre në New York.
Clinton e ka mposhtur kundër-kandidatin e saj, Bernie Sanders, duke iu afruar edhe më shumë nominimit të Demokratëve.
Fitorja e Donald Trump ka qenë edhe më bindëse dhe kjo i ka mundësuar atij të afrohet edhe më shumë tek numri i 1237 delegatëve që i mundësojnë nominimin e Partisë Republikanë për zgjedhjet e nëntorit.