Hillary Clinton ka thënë se janë thënë gjëra të rënda për myslimanët edhe nga ana e Trump, transmeton Klan Kosova.
“Ne kemi myslimanë në Amerikë që nga koha e Geroge Washington.”
“Kemi pasur një legjendë të madhe myslimane, Muhamed Ali”, ka thënë Clinton.
Është shumë e rrezikshme demagogjia e Trump rreth myslimanëve.
Ajo thotë se ka dëgjuar hallet e shumë myslimanëve në botë, e ata të cilët jetojnë në Amerikë duhet ta ndjejnë veten pjesë të këtij vendi.
“Ne nuk jemi në luftë me Islamin, kjo është gabim dhe ju kryhen shumë punë terroristëve nëse e themi këtë.”
Ajo i është drejtuar një gruaje në audiencë që i drejtoi pyetjen rreth myslimanëve se mund të jetojë lirshëm në Amerikë bashkë me familjen e saj.