Çmenduria Amerikane: Vret profesorin në universitet e më pas veten

Personi i armatosur që qëlloi për vdekje një profesor, teksa punonte në zyrën e tij në universitetin e Mississipi është vetëvrarë, thonë zyrtarët e policisë në SHBA. Ai është identifikuar si profesori i gjeografisë, Shannon Lamb.
Lamb dyshohet se qëlloi Ethan Schmidt, profesor historie në Delta State University, në një sulm në qytetin e Cleveland. Policia ka lidhur Lamb edhe me vrasjen e një femre një ditë më parë. Amy Prentiss, 41 vjeç, u gjet e pajetë në shtëpinë ku ajo jetonte me Lamb.

Zyrtarët e policisë bëjnë të ditur se 45-vjeçari Lamb ishte punonjës i universitetit që prej vitit 2009. Gjatë negocimeve ai i kishte thënë policisë se “nuk do të shkonte në burg”.

Policia ende nuk ka një motiv të qartë të vrasjes, ndërsa vijojnë hetimet.

Artikulli paraprakMicrosofti në tetor lanson Lumia 950, 950 XL, Surface Pro 4
Artikulli vijuesA e kishit menduar se misri i zier ka këto veti të mrekullueshme?