Microsofti në tetor lanson Lumia 950, 950 XL, Surface Pro 4

Gjiganti i teknologjisë Microsoft ka njoftuar se më 6 tetor do të lansohen pajisjet e reja të kompanisë me sistemin e ri operativ Windows 10.

Sipas raporteve nga “Ndtv” Microsofti pritet të lansojë Lumia 950, 950 XL, Surface Pro 4, me këtë ngjarje të rëndësishme për kompaninë.

“Kemi disa lajme emocionuese që të ndajmë me ju në lidhje me pajisjet e Windows 10”, thuhet në njoftimin e Microsoftit për këtë ngjarje, transmeton Koha.net.

Ngjarja do të mbahet në “Skylight-Moynihan Station” në New York City.

Artikulli paraprakPentagon: Rusia ndërton bazë ushtarake në Siri
Artikulli vijuesÇmenduria Amerikane: Vret profesorin në universitet e më pas veten