Në buletinin e muajit nëntor të Administratës Amerikane për Energji është paraparë që mesatarja e çmimit të naftës së papërpunuar këtë vit të jetë 53 dollarë për fuçi
Çmimi markës ndërkombëtare të naftës së papërpunuar Brent ka zbritur të hënën në 63.51 dollarë për një fuçi, ndërkohë që çmimi i markës amerikane West Texas Intermediate (WTI) zbriti në 56.77 dollarë për një fuçi, raporton Anadolu Agency (AA).
Që nga skandali i korrupsionit i cili ditë më parë tronditi Arabinë Saudite, çmimi i naftës së papërpunuar Brent, i eksportuesit më të madh të naftës së papërpunuar, ka shënuar një rritje nga shkaku i drojës së shfaqur tek investitorët për nivelin e furnizimit. Megjithatë kjo trajektore e rritjes së çmimeve është vendosur në kontroll.