“Turqia me të gjitha resurset pranë viktimave të tërmetit”

Ulaþtýrma Denizcilik ve Haberleþme Bakaný Binali Yýldýrým, Devlet Hava Meydanlarý Ýþletmesi Genel Müdürlüðü' nün (DHMÝ) açýkladýðý Mart ayý havayolu istatistiklerini deðerlendirdi.

Kryeministri i Turqisë: “Dëshiroj që vëllezërit tanë të goditur nga tërmeti të dinë se Turqia me të gjitha resurset e saj është afër tyre. Turqia tashmë ka bërë hapat për të ofruar ndihmë”

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, theksoi sot se vendi i tij me të gjitha resurset e saj është afër viktimave të tërmetit shkatërrues që goditi Irakun, raporton Anadolu Agency (AA).

“Dëshiroj që vëllezërit tanë të goditur nga tërmeti të dinë se Turqia me të gjitha resurset e saj është afër tyre. Turqia tashmë ka bërë hapat për të ofruar ndihmë në artikuj mjekësorë dhe ushqimorë, ndërsa autokolona e parë me ndihma tashmë është dërguar”, tha Yıldırım në njoftimin me shkrim.

Kryeministri i Turqisë theksoi se vendi i tij që nga momenti i parë është afër popullit të Irakut, para se gjithash qytetarëve të Sulejmanie, ku edhe ishte epiqendra e tërmetit me fuqi prej 7.2 ballë sipas shkallës së Rihterit.

Autokolona e Gjysmëhënës së Kuqe Turke tashmë është nisur në rajonin e goditur nga tërmeti.

Së paku 211 persona kanë humbur jetën në perëndim të Iranit gjatë tërmetit të fuqishëm mbrëmjen e kaluar, i cili goditi qytezën irakiane Halepçe afër kufirit irakiano-iranian.

Artikulli paraprakDrejtori i AKI-së nuk shkon në Komision, deputetët këtë e quajnë shkelje e ligjit
Artikulli vijuesÇmimi i naftës së papërpunuar shënon ulje