Colorado, SHBA: Mbi 32.000 të evakuuar nga Zjarri

Colorado Springs, 27 qershor – Zjarri i madh në Colorado, që është zgjeruar në sipërfaqe dyfish më të mëdha në brigjet mbi Colorado Springs, ka djegur numër të panjohur shtëpish, kurse pjesërisht është mbyllur edhe Akademia e forcave ajrore,si dhe janë evakuuar 32 000 njerëz.

Zjarri ka përfshirë sipërfaqen prej rreth 40 kilometrave katrorë. Flaka ka nisur në kanionin Valdo të shtunën, kurse shpejtësia e erës prej mbi 100 kilometra në orë ka bërë që flakët të përhapen drejt Colorado Springsit.

“Duket sikur gjendeni në xhirimin e filmit më skenarin më të keq. Shikoni flakët dhe ju duket sikur nuk keni parë kurrë diçka të tillë”, tha guvernatori i Colorados John zjarrin të John Hickenlooper.

Me flakët tash për tash janë duke e zhvilluar betejën rreth 800 zjarrfikës, transmeton CBS News. /kh/kohaislame

Artikulli paraprakI qon selam Shpresim Ukës: Do të nxjerr dëshmi të papublikuara
Artikulli vijuesOrët e ankthit në familjen e foshnjes së rrëmbyer