I qon selam Shpresim Ukës: Do të nxjerr dëshmi të papublikuara

0
120

U i bë i famshëm në mes të Komunës së Prishtinës dhe Kuvendit të Kosovës, duke iu quar selame ish-drejtuesve më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)e drejtuesve aktual të shtetit kosovar se do të denonconte krimet e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).
Në pa mundësi për të pasur edhe shfaqje të tjera të asaj natyre, i vetëshpalluri agjent i SHIK-ut, Nazim Bllaca selamet tash po i përcille nëpërmjet Facebook-ut.

Paralajmërimi i fundit i Bllacës është që ai do të nxjerr fakte të reja për ish-punëtorin PTK-së, Shpresim Uka, që është edhe dhëndër i familjes së Azem Sylës, e që Bllaca e quan si shef të tij në skuadrën e vrasjeve të SHIK-ut.
“I përshëndesim te gjitha mediat e shkruara dhe elektronike të cilat kanë përcjellë për afro tri vite procesin Bllaca I ,Bllaca II se ne do të mbesim besnik ndaj tyre .
Njoftojmë të gjitha mediat se së shpejti do të publikohen dëshmi të pa publikuara më parë për ish shefin tim dhe të skuadrës së vrasjeve Shpresim Ukën”, thuhet në një njoftim të Bllacës që ka postuar në Facebook. /Indeksonline/kohaislame