CyberPower nxjerr Ultrabook-un e serisë Zeus-M

Ndërtuesi i sistemeve CyberPower kërkon të bëjë presion mbi shitësit e Ultrabook-ëve me një model të ri të tij.

Ndryshe nga Ultrabook-ët e tjerë, CyberPower thotë se Zeus-M dhe Zeus-M2 janë më të thjeshtë për modifikime në fushën e RAM dhe SSD, pa qenë nevoja të ndërrohet i gjithë sistemi.
Çmimi i Zeus-M fillon me 699$ dhe ka një ekran 14,1 inç 1366 x 768, Intel Core i5 3317U, 8GB DDR3-1333, 60GB SATA III SSD, 802.11n Wi-Fi, 1.3MP, dalje HDMI, touchpad shumë funksional dhe Windows 7 Home Premium 64-bit.
Zeus-M2 është i njëjti Ultrabook, vetëm se specifikat i ka pak më të mira. Ka një çmim fillestar 799$ dhe ka dyfishin e RAM (16GB) dhe dyfishin e hapësirës (120GB). Nuk është mënyrë e keqe për të shpenzuar 100$.
Pavarësisht konfigurimit, të dyja sistemet janë të trashë nën një inç dhe peshojnë më pak se 2 kg. Do të jenë të disponueshëm për shitje në 11 shtator 2012. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakNew Orleans: Orë policore shkaku i uraganit
Artikulli vijuesGjeorgji – Të paktën 14 të vdekur nga përleshjet mes policisë dhe një grupi të armatosur rus