Cyrih, plagosen thikë shqiptarët

Rreth orës 5 të mëngjesit të së shtunës, para një klubi në Volketswil të Cyrihut, ka ndodhur një zënkë në mes të dy shqiptarëve, që ka përfunduar me therje me thikë dhe shkaktim plagësh të rënda për njërin prej tyre.
Njëri shqiptar, shtetas i Shqipërisë, 35 vjeç, ka therur me thikë në pjesën e epërme të trupit shtetasin e Kosovës, 37 vjeç.

Ndonëse me plagë të rënda, kosovari ka mundur të njoftojë policinë për gjendjen në të cilën ndodhej. Pas marrjes së ndihmës së parë, ai është dërguar për në spital, ku i është nënshtruar trajtimit të mëtejmë. Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

I dyshuari për therje ka ikur nga vendi i ngjarjes, por policia e ka kapur atë pak kohë më vonë në një lokal në Dietlikon të Cyrihut, raporton albinfo.

Motivet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të panjohura.kohaislame

Artikulli paraprakVazhdon kontrabanda në veri
Artikulli vijuesBack-up