Daçiç: Marrëveshje me Kosovën, por jo njohje

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, deklaroi se Kosova dhe vendi që përfaqëson duhet të synojnë përmirësimin e marrëdhënieve, por që ka theksuar se Serbia nuk do ta njohë Kosovën.

Sipas tij, marrëveshja përfundimtare duhet të përfshijë dy shtetet.

“Nëse dikush mendon se tani duhet të pranojmë atë që shqiptarët e kanë shpallur në mënyrë të njënahsme, nuk mendoj se do të ndodhë”- theksoi ministri serb.

Disa ditë më parë në strategjinë e zgjerimit të BE-së u theksua se dialogu ndërmjet dy vendeve, do të jetë jetik për integrimin evropian të Kosovës dhe Serbisë.

Artikulli paraprakDeçani përfiton 8 milionë euro
Artikulli vijuesShqipërinë humb në arbitrazh 57 milionë $