Deçani përfiton 8 milionë euro

Drejtimit të Qeverisë qendrore dhe asaj lokale nga subjekti i njëjtë politik po ia shesh hairin edhe Komuna e Deçanit, të cilën të premten e vizitoi ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Gjatë kësaj vizite ministri Lekaj dhe kreu i Deçanit, Bashkim Ramosaj, nënshkruan një marrëveshje, nga e cila kjo komunë do të përfitojë tetë milionë euro për projekte të ndryshme të infrastrukturës rrugore, shkruan sot Koha Ditore.

“Me marrëveshjen e nënshkruar sot mes Ministrisë dhe Komunës, me së shumti do të përfitojnë qytetarët e Deçanit, sepse po bëhet fjalë për një investim prej 8 milionë eurosh nga Ministria e Infrastrukturës. Memorandumi i nënshkruar sot përfshin të gjitha rrugët lokale të fshatrave të Komunës së Deçanit”, u shpreh i kënaqur kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj me këtë marrëveshje

Artikulli paraprakSerbët e Kosovës me katër lloje të pasaportave
Artikulli vijuesDaçiç: Marrëveshje me Kosovën, por jo njohje