Daçiç nga Shkupi, nuk do të lejojë që terroristët të provokojnë Serbinë

Kryeministri serb Ivica Daçiç nga Shkupi porositi se nuk do të lejojë që shqiptarët të provokojnë Serbinë me përmendore të ushtarëve të UÇPMB-së, të cilët edhe një herë i quajti terroristë.

“Serbia nuk është banana-republikë, ajo ka ligjet e veta. Mendoni sikur të ekzistojë në Nju Jork përmendore e Al Kaedës ose në Spanjë përmendore e grupeve terroriste. Prandaj lapidarin në Preshevë nuk mund ta komentoj ndryshe veçse si provokim ndaj shtetit te Serbisë. Në Preshevë ekzistojnë 22 përmednore të UÇK-së dhe UÇPMB-së dhe shteti ka heshtur, derisa u vendos ajo përmendore në qendër të Preshevës, para ndërtesës së komunës”, deklaroi Daçiç.

I pyetur se kur shqiptarët

Mendoni sikur të ekzistojë në Nju Jork përmendore e Al Kaedës ose në Spanjë përmendore e grupeve terroriste. Prandaj lapidarin në Preshevë nuk mund ta komentoj ndryshe veçse si provokim ndaj shtetit te Serbisë. 

Kryeministër i Serbisë e Luginës së Preshëvës do të gëzojnë të drejta të barabarta me serbët e Veriut të Kosovës, Daçiç tha se janë liderët shqiptarë ata që nuk duan të bisedojnë në këtë temë pasi frikësohen nga reagimi i bashkësisë ndërkombëtare.

“Sa i përket asaj për të cilën ju po flisni, të drejta atje, të drejta këtu, për këto gjëra mos më pyesni mua. Ju duhet ta dini për çfarë angazhohem unë kur diskutohet zgjidhja e çështjes së Kosovës dhe Metohisë. Mund t’i drejtoheni liderëve shqiptarë që nuk duan të bisedojnë për këto çështje. Ata nuk duan të lidhin çështjen e këtyre dy territoreve sepse nuk guxojnë nga Perëndimi”, theksoi Daçiç.

Daçiç pas takimit në Shkup me kryeministrin Nikolla Gruevski paralajmëroi se, në maj qeveria serbe dhe ajo maqedonase do të mbajnë mbledhjen e parë të përbashkët në Beograd për të diskutuar për tema të ndryshme që kanë të bëjnë me marrëdhëniet bilatarele.

Vizita e kryeministrit serb në Maqedoni, që zhvillohet pak ditë pas heqjes së lapidarit të UÇPMB-së, ka shkaktuar pakënaqësi tek shqiptarët.

Përfaqësuesit e partisë shqiptare në qeverinë e Maqedonisë thanë se ardhja e kryeministrit serb në këtë kohë nuk mund të kuptohet në asnjë mënyrë si kontribut në përmirësimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore mes Maqedonisë dhe Serbisë./tch

Artikulli paraprakTakimi Jahjaga-Nikolic, për kompromise të reja, shtesë
Artikulli vijuesEgjipt: Presidenti Mursi dhe opozita në kurs konfrontimi