Komisioneri i Lartë për Refugjatë i Kombeve të Bashkuara (UNHCR) thekson se ka pranuar një raport në të cilin thuhet se pjesëtarët e DAESH-it kanë marrë peng 3.000 irakia në të cilët janë larguar nga dhuna, dhe se 12 prej tyre i kanë vrarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e publikuar të enjten UNHCR-ja konfirmon se personat e zhvendosur nga fshatrat në qarkun Hawiga tentuan të ikin në veri të qytetit irakian Kerkuk kur DAESH-i i mori peng.
Zëdhënësi i UNHCR-së nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me këtë raport.