Letër kërcënuese kryetarit të bashkisë me origjinë turke në Belgjikë

Kryetarit të bashkisë Saint-Josse, Emir Kır, në Bruksel i dërgohet një letër me përmbajtje kërcënuese dhe me pluhur të bardhë, raporton Anadolu Agency (AA).

Për shkak të pluhurit të bardhë në letër, një pjesë e ndërtesës së bashkisë është evakuuar dhe dhoma ku është hapur letra është marrë në karantinë. Ndërsa punonjësit e bashkisë të cilët kanë pasur kontakt me letrën janë dërguar në spital.

Gjithashtu bëhet e ditur se policia ka nisur hetimet për të përcaktuar llojin e pluhurit dhe se kush e ka dërguar letrën me përmbajtje kërcënuese.

-“Po kalojmë në një periudhë të turkofobisë në Evropë”

Në një deklaratë për gazetarin e AA, Kır ka tërhequr vëmendjen se letra ka ardhur në një periudhë ku racizmi është në rritje. Ai tha se ” Unë e dënoj këtë. Po kalojmë në një periudhë të turkofobisë në Evropë.”

Ndër të tjera Kır duke theksuar se ka kërkuar nga policia që të hetojë ngjarjen dhe se shpreson që të arrijnë një rezultat, u shpreh: “Jam bërë kryetar bashkie, por më shqetëson fakti që origjina ime të jetë problem”

Ndërsa në lidhje me shprehjet kundër Presidentit Erdoğan në letrën kërcënuese Kır ka pohuar se “të krahasosh Presidentin Recep Tayyip Erdoğan i cili është zgjedhur në mënyrë demokratike me një diktator si liderin e nazistëve Adolf Hitler është një gjë që edhe me gojë nuk duhet të përmendet.”

Artikulli paraprakKujdesi i Ebu Hurejres për nënën e tij
Artikulli vijues“DAESH-i ka marrë peng 3 mijë irakianë”