“Daily Telegraph”: Kur Isë Boletini arrestonte rusë në Mitrovicë në vitin 1902

Isa Boletini në Vlorë me rastin e përvjetorit të parë të Pavarësisë, 1913. Foto Kel Marubi.

Studiuesi Flamur Maxharri ka sjell një artikull të botuar në vitin 1902 nga gazeta e njohur angleze “Daily Telegraph” me titull: “Rusia dhe Shqipëria”, ku tregon për arrestimin e zyrtarëve të “Carit” në Mitrovicë nga Isa Boletini.

“Informacioni i mëposhtëm ka arritur te qeveria e Serbisë nga Stambolli: M. Teherbalcheff, i Ngarkuari me Punë në Stamboll, kishte dërguar disa zyrtarë rusë me orendi dhe mallra shtëpiake për përgatitjen e hapjes së Konsullatës Ruse në Mitrovicë. Isa Boletini me njëqind ushtarë të armatosur, kishte marrë informacion nga Stambolli për ardhjen e rusëve, dhe ai kishte pritur këta të fundit për të hyrë në Mitrovicë, ku menjëherë i kishte burgosur. Shqiptarët i kishin konfiskuan të gjitha gjerat e rusëve, dhe pas mbajtjes së tyre për tri ditë ata i shoqëruan deri në Shkup. Konsulli rus në Shkup, kishte dorëzuar një notë proteste, dhe kërkoi që Isa Boletini, të arrestohet menjëherë dhe të dëbohet nga Mitrovica. Shqiptarët janë deklaruar se nuk do të lejojnë hapjen e Konsullatës ruse në Mitrovicë”, shkruhej në këtë artikull, raporton Koha.net.

Një vit më vonë është vrarë konsulli rus në Mitrovicë.

Rusia ishte aleat historik i Serbisë. Ky shtet nuk e njeh akoma pavarësinë e Kosovës. Madje edhe Sergei Lavrov, ministri i Jashtëm i Rusisë, reagoi për ndalimin e hyrjes në Kosovë të trenit me mbishkrimin “Kosova është Serbi” duke thënë se policia e Kosovës, që nuk e lejoi hyrjen e këtij treni, nuk ka të drejtë të shkojë në veri të vendit.

20170117213138294646

Artikulli paraprakIkën një ishull, por vjen një tjetër !
Artikulli vijuesKy është presidenti i ri i Parlamentit Evropian