Ministrat e Financave të G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, kanë paralajmëruar se dalja e mundshme e Britanisë nga Bashkimi Evropian do të komplikonte ekonominë botërore.
Mbretëria e Bashkuar mban në qershor referendumin për anëtarësinë e saj në BE.
“Pasiguritë në opinionin botëror janë rritur, ndërsa konfliktet gjeopolitike, terrorizmi, dyndja e refugjatëve dhe dalja potenciale e Britanisë nga BE-ja do të komplikojnë po ashtu mjedisin global ekonomik”, ka thënë G7-ta pas bisedimeve dyditëshe që ka zhvilluar në Sendai të Japonisë.
“G7-ta angazhohet për të punuar së bashku për të forcuar luftën globale kundër terrorizmit”, ka shtuar grupi.
G7-ta përfshin Shtetet e Bashkuara, Japoninë, Gjermaninë, Francën, Italinë, Kanadanë dhe Britaninë.