DAMASK – 78 TRUPA TË USHTRISË SIRIANE TË VRARË NGA SULMET REBELE

Të paktën 78 trupa të ushtrisë siriane u vranë sot nga sulmet e kryengritësve në tri postblloqe ushtarake, pranë qytetit rebel të Saraqebit, në veriperëndim të Sirisë, njoftoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

”Pesë rebelë u vranë gjithashtu si pasojë e sulmeve kundër postblloqeve të ngritura në rrugën kombëtare mes Damskut dhe Alepos, metropoli tregtar i veriut të vendit”, theksoi OJQ që mbështet njoftimet e saj në një rrjet militantësh dhe mjekësh në mbarë Sirinë./trt

Artikulli paraprakGjermani, dy gra kosovare akuzohen për drogë
Artikulli vijuesMbyti me thikë djalin e saj 7 vjeçar dhe një vajzë 5 vjeçare