Mos lejo të të ik rasti të takosh dikë, e që personi të mos ndihet më i lumtur pasi të ndahet nga ju!
“Koha jote është e kufizuar, mos e harxho duke jetuar jetën e dikujt. Mos lejo të të robëroj dogma e të jetuarit jetën si mendojnë të tjerët.” [Steve Jobs]
Kjo është një ndër këshillat më të mira të cilën e kam lexuar muajve të fundit….
Dashamirësia, mirësjellja, ngrohtësia, cilësi që ka nevojë bota nga ne!
Kushtoni kujdes këtij rekomandimi. Sikur vetëm gjysma e njerëzve në rruzullin tokësor ta praktikonin këtë, në botë do të mbizotëronte dashuria, mirëbesimi dhe cilësia e humbur që moti nga njerëzit, ngrohtësia gjatë komunikimit gjë që me siguri të gjithëve na mungon.
Për çdo ditë, në postë, tramvaj, autobus, qendrat tregtare, restorante dhe ngjashëm, shohim fytyra të mrrolura dhe të brengosura nga problemet e kësaj bote, të cilët nuk kanë kohë për vete, e ku mbeti për të tjerët.
Të gjitha nxitojnë diku, vrapojnë me fytyrat e tyre të brengosura, ndërsa bashkëbiseduesve dhe kalimtarëve u dërgojnë mesazh paqëndrueshmërie, paafrueshmërie dhe padurueshmërie.
Në ajër në vend të pozitivitetit, përhapim energji negative dhe i kontribuojmë krizës psikologjike dhe disbalancit te vetja dhe ata që i takojmë.
Ky rekomandim ka për qëllim të na ndryshoj dhe jetët tona ti bëj më të mira, më të lumtura dhe më të bukura.
Praktikojeni!
Nuk ju kushton asgjë!
Autor: Admir Iković
Përshtati: Lutfi Muaremi
(Islampress)