Skandaloze: Zbulohet depo në Fushë Kosovë ku i ndërrohet afati produkteve të mishit

Alarm për shëndetin!
Shëndeti i qytetarëve të Kosovës është në rrezik të vazhdueshëm si pasoj e papërgjegjësisë se tregtarëve. Përveç qe në shumicën e rasteve nuk dihet as prejardhja e produkteve qe i blejmë në treg, shiten me afat të skaduar dhe nuk huhen në ambiente të përshtatshme, shkruan portali INFOKUSI.

Qytetarët çdo ditë po dërgojnë në redaksi të portalit INFOKUSI fotografi, dëshmi të produkteve me afat të skaduar, të mykura e me çmime mashtruese qe po i hasin në makete.

Një rast i tillë është denoncuar sot edhe në FB, nga Behare Bajraktari. Ajo ka postuar disa foto ku shihet një depo e qe sipas saj aty i bëhet ndërrimi i tiketave të afatit të mishit, shkruan INFOKUSI.

Ky është një skandal i cili po flitet qe një kohë të gjatë por asnjëherë nuk është ndërmarr asgjë nga institucioni qe mbanë përgjegjësin për kontrollin e produkteve ushqimore në treg. As Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit, por as Inspektorati i Punës nuk shihen asgjëkund përkundër qe çdo ditë qytetarët p[o raportojnë për këto dukuri.

“Alarm për shëndetin!”, kështu ka shkruar Behare Bajraktari, gazetarja e Radio Kosovës në postimin e saj në FB.

“Mish i dyshimtë në këtë depo të dyshimtë krejt hapur i vendosin tiketat informuese të rrejshme.

Këtu punohej krejt hapur pa asnjë problem. Policia e Kosovës dhe mekanizma të tjera të shtetit këtu pari kalojnë vazhdimisht. Si ka mundësi të anashkalohet diçka e tillë?

Kjo ‘depo’ ndodhet në aksin rrugor Fushë Kosovë-Prishtinë.

Automjeti që e solli këtë mish ishte i kamufluar si shpërndarës kafeje.

Mish i ngrirë pa afat dhe pa informacionet e origjinës, rrezikon shëndetin e familjeve tona.

Ju lutem ta shpërndani sa më shumë që ta shohin organet përkatëse të shtetit dhe të marrin masa, sespe shëndeti ynë është në rrezik!

Ju lutem shpërndajeni sa më shumë që ta shohin familjet e Kosovës dhe të mos blejnë mish të tillë!”, shkruan në postimin e saj ku i ka bashkangjitur edhe fotot si dëshmi të asaj qe thotë. /INFOKUSI

14701013_1199795426709958_5863807248662847979_o

 

Artikulli paraprakKATËR GJËRA QË NUK I KE DITUR?!
Artikulli vijuesKritikohet ashpër Ban Ki-Moon për distancimin nga rezoluta e UNESCO-s për el-Aksanë