Dashi me brirë 4 pëllëmbë
Një njeri i pasur, por dorështrënguar kishte dhënë fjalën: “Po të më jep Allahu një fëmijë do ta bëj Kurban një dash me brirë katër pëllëmbë”
Pas disa kohësh i lindi një djalë, filloi të kërkoj gjithandej për një dash me brirë katër pëllëmbë sepse dëshironte ta qonte në vend fjalën e dhënë, por nuk arrinte ta gjente dot një gjë të tillë. Pyeti edhe të gjithë dijetarët e fesë, por nuk i dhanë dot zgjidhje. Më në fund dikush i tha se Imam Ebu Jusufi mund ta gjente një zgjidhje. Pasaniku shkoi tek Imam Ebu Jusufi dhe iu lut që t’i gjente një zgjidhje hallit te tij. Imam Jusufi që e dinte se ishte dorështrënguar i tha:
• Unë mund të gjej një zgjidhje, por kam një kusht!
• Çfarë kushti ke?
• Ti je i pasur, po ndërtove katër shkolla për nxënësit e varfër dhe të ndërtosh edhe katër dyqane për të plotësuar nevojat e këtyre shkollave, atëherë unë ta zgjidh problemin.
• Pasaniku e pranoi këtë kusht, Ditën e Bajramit Imam Ebu Jusufi solli një dash normal dhe një fëmijë 5 vjeç. I tha vogëlushit që t’i matë brirët e dashit dhe dolën 4 pëllëmbë. Imam Ebu Jusufi tha:
• Ja ky është dashi që ke premtuar ta besh kurban, sepse ti nuk e ke cilësuar madhësinë e pëllëmbës.
• Pasaniku e bëri kurban dashin dhe mbajti fjalën për të ndërtuar shkollat dhe dyqanet.
Kerim Gashi