Njeriu që fliste me shpirtrat

Imam Albani (Allahu e mëshiroftë!) dhe perosni që fliste me shpirtrat

Shejhu (Allahu e mëshiroftë!) tregon: Dëgjova se dikush merrej dhe fliste me shpirtrat e vdekur. Kështu që shkova për te ai, e kur mbërrita i thash: Dua të më sjellësh (të flas me) një shpirt.

Personi: Kë shpirt dëshiron?

Shejhu: Shpirtin e Buhariut.

Personi: Cfarë kërkon nga Buhariu?

Shejhu: Dua ta pyes për disa gjëra.

Personi tha: Sot mbaroi takimi me shpirtrat prandaj hajde ditën e hënë.

E kështu shejhu (Allahu e mëshiroftë!) shkoi ditën e hënë te personi sharlatan porse nuk e gjeti atë. Ai ishte larguar bashkë me gjërat e tij për në vend tjetër.

Perktheu Fatjon Isufi

Artikulli paraprakNjë ndodhi e bukur nga Ibn Tejmije
Artikulli vijuesO bir i Ademit.Ti do të vdesësh vetëm.