Kjo foto që është plasuar në rrjetet sociale tregon dicka shumë të vecantë.
Imazhi kur një baba shihet i lagur nga shiu në mënyrë që djali i tij të qëndroj i tharë, ka arritur rekord të klikimeve.
Në këtë postim, mbetën të habitur të gjithë duke bërë që fotoja e babait të lagur nga shiu, të marrë më shumë se 2 milionë klikime
Shumë e thjeshtë fotoja tregonte dashurinë e pafundtë të babait për fëmijën e tij, ai mbante ombrellën djalit të tij i cili po kthehej nga shkolla e gjithashtu shiu i rrëbeshëm ishte i pranishëm gjithsesi.
Dikush madje kishte postuar edhe një koment duke thënë:
‘’ Babi në këtë moment është duke bërë më shumë se sa është duke u kujdesur që të mos laget djali i tij nga shiu, ai po jep një mësim të mirë se si të tjerët duhet vënë gjithmonë para vetës’’.
Ndërsa kishte pasur edhe të atillë ku edhe kishin krahasuar:
‘’ Edhe një nënë do të bënte dicka të tillë, madje ajo do të i jepte edhe një bluzë gjithsesi’’, njofton Klan Kosova.