Libianët shkëmbejnë armët me televizorë e automobila

Në Libi ka përfunduar afati i njohur për fushatën e mbledhjes së armëve.

Autoritetet kanë mbledhur një sërë armësh në këtë kuadër.

Fushata e filluar javën e kaluar nga ushtria bëri që libianët t’i lënë armët nëpër sheshet Tahrir dhe Shyheda të Bengazit, njoftojnë agjencitë.

Sipas burimeve ushtarake, në ditën e fundit të fushatës janë dorëzuar 730 armë të rënda dhe të lehta, 20 mijë municione, 200 bomba, 100 mina, 200 raketa, një makinë me kundër ajrore dhe me dhjetëra RPG.

Qeveria e Libisë, pas sulmit në konsullatën Amerikane në Bengazi ishte vënë në veprim kundër grupeve të armatosura.

Autoritetet, kanë nisur një fushatë me short për të nxitur lënien e armëve.

Ata që lënë armët marrin televizion, automobil, kompjuter dhe dhurata të ngjashme në shortin që do të hidhet në kuadër të fushatës. /koha/kohaislame

Artikulli paraprakFerid Agani nderohet me Doctor Honoris Causa nga Universiteti Nidge i Turqisë
Artikulli vijuesTeknologjia demton gjumin dhe shendetin