Davutoğlu: Dënime të ashpra për ato që ngrenë dorë ndaj grave

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu ka dënuar ashpër sot vrasjen e një gruaje duke theksuar se çdo akt i tillë krimanal do të dënohet me ashpërsinë më të madhe, raporton Anadolu Agency.

Kryeministri dhe lideri i Partisë AK duke folur në kongresin e rregullt të gruas së degës së kësaj partie në Antalya, foli edhe mbi vrasjen e fundit brutale të një gruaje në Mersin. Davutoglu tha se qendra e re rinore që u hap sot në Antalia do të ketë emrin e gruas së vrarë Ozgecan Aslan.

Davutoglu përsëriti qëndrimin se “Kush do që ngre duart mbi gratë, duart e tyre e tyre do thyhen pavarësisht se kush është. Frikacakët më të mdhenjt të njerëzimit janë ato që ngrejnë duart ndaj grave. Ne jemi rritur nën kulturën dhe edukimin e nënave tona. Ne do të mbrojnë gratë dhe fëmijët tanë dhe do të punojmë nënë zgjerimin e kulturës”, tha Ahmet Davutoglu, kryeministri i Turqisë

Kryeministri Davutoglu tha se Partia AK në vitet e fundit zbatoi një numër reformash ligjore dhe të tjera që janë kthyer në dinjitetin dhe të drejtat e grave. Ai tha se në 12 vitet e fundit një numër i institucioneve për kujdesin e grave është rritur nga 11 në 131 dhe që në atë kohë shteti është kujdesur për rreth 72 mijë e 500 gra dhe femra.

Artikulli paraprakApple punon mbi prodhimin e një makine elektrike
Artikulli vijuesGaza, gazetarët protestojnë kundër mbajtjes në burgjet izraelite të kolegëve të tyre