Në deklaratën e lëshuar prej kësaj organizate theksohet se myslimanët po përballen me sjellje raciste në Mianmar dhe në mënyrë despotike ata akuzohen si përgjegjës të përleshjeve në Mianmar. Navi Pillay ka shprehur shqetësimet e saj të radhës për gjendjen e myslimanëve në Mianmar dhe ka kërkuar zhvillimin e hetimeve mbi masakrat ndaj myslimanëve sidomos në perëndim të këtij vendi. Më parë UNCHRA kishte deklaruar shpërnguljen e të paktën 80 mijë personave në drejtim të zonave veriore të Mianmarit. Vlen të theksohet se javën e kaluar z. Ban Ki Moon me anë të një deklarate ka dënuar vrasjen dhe gjenocidin ndaj myslimanëve në Mianmar dhe ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të dhunës në këtë vend. Myslimanët e Mianmarit të njohur me emrin Rohingianët, janë përqendruar kryesisht në zonat perëndimore të vendit. I dërguari i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Kuintana Tomas Ojea, arriti në pjesën perëndimore të Mianmarit, njoftuan zyrtarët lokalë. Kuintana në Mianmar do të qëndroj një javë dhe do të takohet me zyrtarë qeveritarë, kreun e opozitës Aung San Sui dhe me përfaqësues të organizatave joqeveritare. I dërguari i OKB-së për të Drejtat e Njeriut do të vizitojë vendin Arak, që ka qenë skena e përleshjeve etnike që filloi në qershor, ku sipas informatave, janë vrarë dhjetëra persona. Ai gjithashtu do të vizitojë kompleksin e burgut Insein në Yangon. Në perëndim të Mianmarit janë vrarë mijëra muslimanë të pafajshëm nga ana e budistëve ekstremistë dhe shumë të tjerë janë plagosur apo kanë mbetur pa strehë të cilët janë detyruar të arratisen drejt Bangladeshi. Gjatë ditëve të fundit, muslimanët në shumë vende të botës kanë protestuar dhe kanë denoncuar heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare ndaj masakrimit të muslimanëve të pafajshëm në Minamar nga budistët ekstremistë dhe nga qeveria e këtij vendi. Masakrat kundër muslimanëve në Mianmar kryhen nga ana e budistëve ekstremistë nën përkrahjen e qeverisë së Minamarit ndërkohë që vendet dhe organizatat që pretendojnë se mbrojnë të drejtat e njeriut mes tyre edhe OKB, kanë heshtur përballë këtyre masakrave.
You Might also Like
Ban i tmerruar nga pamjet e refugjatëve në Hungari: Dhuna e papranueshme
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon thotë se dhuna ndaj migrantëve nga…
By
Redaksia
1 Min Read
Bletari turk synon rekordin botëror si njeriu me më shumë bletë në trup
Duke folur për AA-në, Semo tha se kishte rastisur të shohë në internet Librin e…
By
Redaksia
2 Min Read
Sot në Ankara mbahet Kongresi i AK Partisë
Ditën e sotme në Pallatin e Sportit Arena në Ankara do të mbahet Kongresi i…
By
Redaksia
2 Min Read
AI: Afganistan, të zhvendosurit në nevojë urgjente
Grupi i të drejtave tha sot në një deklaratë se shumica e atyre që kanë…
By
Redaksia
1 Min Read
Bashar al-Assad, strehim politik në Afrikë?
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, flitet se është duke marrë në konsideratë mundësinë e largimit…
By
Redaksia
1 Min Read
Sirianët ia mësyjnë Jordanisë
Dhuna e ditëve të fundit në provincën Dara të Sirisë ka detyruar afër një mijë…
By
Redaksia
1 Min Read
