Davutoglu përshëndet hapat drejt zgjidhjes së çështjes kurde

ryeministri turk dhe kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Ahmet Davutoglu sot në Ankara tha se zgjidhja e çështjes kurde është proces unik kombëtar dhe vendor, raporton Anadolu Agency (AA).
 
“Kushdo që ka një problem, institucioni që do ta trajtojë atë është populli. Pra, jo armët, por populli, jo terrorizmi por njerëzit dhe jo lufta, por paqja,” tha Davutoglu në fjalimin e tij para grupit parlamentarë të AK Partisë në Asamblenë Kombëtare të Republikës së Turqisë (TBMM) në kryeqytet, Ankara.
 
Kryeministri tha se Turqia në të ardhmen do të jetë e hapur për bisedime për çdo gjë. “Mund të negociojmë të gjitha çështjet të cilat mund të zgjidhen në mënyrë demokratike. Por nëse ndodh që pas thirrjes për lënien e armëve, siç ishte rasti në 2013, do të thoja se të gjithë duhet të dinë se nuk do të tolerojmë asnjë shkelje të rendit publik dhe paqes”, tha
 
“Të të gjithë në Turqi të përshëndeten në mes tyre edhe gjatë zgjedhjeve më 7 qershor, pavarësisht për cilën parti ata votojnë, të jemi të vetëdijshëm se dorë për dore bëjmë hapa reale për paqe,” tha Davutoglu.
 
– Moment historik për Turqinë –
 
Kujtojmë se, përfaqësuesi nga radhët pro-kurde të Partisë Demokratike Popullore (HDP) Sirri Sureja Onder i bëri thirrje Partisë së ndaluar Punëtore të Kurdistanit (PKK) të mbajë kongresin e jashtëzakonshëm në pranverë, ku do të marrë vendim historik për dorëzimin vullnetarë të armëve dhe drejtimin e politikës me mjete demokratike.
 
Pas takimit në ndërtesën e qeverisë në Stamboll, në prani të Zëvendës kryeministrit të Turqisë, Yalcin Akdogan, Ministrit të Brendshëm të Turqisë, Efkan Ala dhe përfaqësues të HDP-së, Onder kërkoi nga PKK, që në Kongres të bien vendim për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta mbi dorëzimin vullnetarë të armëve.
 
Onder tha se Republika e Turqisë ndodhet para një momenti historik në procesin e zgjidhjes së çështjes kurde, dhe se thirrja e tij është thirrje qëllimit historik që në vend të luftës së armatosur, të udhëhiqet politikë demokratike.
 
HDP ka deklaruar se mbështetja e tyre në procesin e zgjidhjes së çështjes kurde është një hap i rëndësishëm drejt demokracisë së vërtetë në Turqi.
 
Procesi i zgjidhjes së çështjes kurde ka të bëjë me përpjekjet e qeverisë turke për ti dhënë fund konfliktit disa dekadash me lëvizjen ilegale PKK në pjesët lindore dhe juglindore të Turqisë. Procesi i zgjidhjes së çështjes kurde është prezantuar zyrtarisht në 2013, me qëllim për t’i dhënë fund konfliktin me PKK.
 
PKK ka luftuar për shtet të pavarur kurd që prej 1984, ndërsa sulmet terroriste të kryera nga vitet e mëparshme, kanë marrë 36.000 jetë njerëzish në Turqi. Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, PKK-në kanë shpallur si organizatë terroriste.
Artikulli paraprakOcalan: Ulni armët ndaj Turqisë. Zgjidhje demokratike kërkesave tona
Artikulli vijuesI vetmi BIK-u që organizoi sesionin shkencor “Migrimi i shqiptarëve, shkaqet dhe pasojat – 1912/2015”