Familja e Esedit lëshon Sirinë

Dubai, 29 janar – Nëna e Bashar Essedit Aniseh Makhlouf dhe anëtarë të tjerë të familjes së tij kanë ikur në Emiratet e Bashkuara Arabe, 22 muaj pas fillimit te kryengritjes. Ajo lëshoi Sirinë për t’iu bashkuar të bijës së saj në Emirate. Aniseh Makhlouf ishte bija e një biznesmeni të pasur, e cila u martua për Hafezin e varfër, babain e Basharit. Ajo ishte gruaja që qëndroi prapa mizorisë së Hafezit dhe e cila me pa sukses dështoi që si pasardhës në pushtet ta sillte djalin tjetër të saj, Maherin, i cili njihet për brutalitetin e tij para revolucionit dhe gjatë tij. Dhe pas dështimit për të menaxhuar krizën nga Bashari, ajo i kishte tërhjekur vërejtjen se nuk ishte Bashari ai i duhuri për të drejtuar pushtetin.

Ky duket të jetë fillimi, i shënimit të fundit të kësaj familje dhe mizorive të tyre mbi popullin sirian.

 

Artikulli paraprakBonuse kesh nga Turqia për mësimdhënësit turq në Kosovë
Artikulli vijuesKongresi botëror boshnjak