Kryetari i Përgjithshëm i AK Partisë dhe Kryeministri Ahmet Davutoğlu ka dhënë orën e parë të mësimit në Qendrën e Arsimit të Vazhdueshëm të AK Partisë (AKSEM) në Qendrën e Kongreseve Haliç, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri turk në fjalën e tij tha se: “Lëvizja e AK Partisë e cila në historinë e Turqisë ka shënuar përparime të mëdha, sot ajo ndodhet në prag të një epoke të re. Qendra e Arsimit të Vazhdueshëm e AK Partisë është një lëvizje e madhe dhe e re të cilën në Turqi asnjë parti nuk e kishte menduar”.
– “Republika e Turqisë nuk mund të jetë e burgosur ndaj konjukturave”-
Kryeministri Davutoğlu duke përdorur shprehjet “Lëvizja jonë para çdo gjëje është produkt i një tradite të lashtë që rrethon njerëzinë” ka theksuar se: “AK Partia nuk është një strukturë politike e cila është shfaqur nga kushtet konjukturale të caktuara dhe as Republika e Turqisë as AK Partia nuk mund të jetë e burgosur e kësaj konjukture. Ne kemi ardhur nga një traditë rrënjësore, ecim në një të ardhme të bukur”.
-” AK Partia është një lëvizje kombëtare demokratike”-
Duke vënë në dukje se AK Partia është një lëvizje demokratike kombëtare kryeministri Davutoğlu, ka pohuar: “Ajo është kombëtare, vendase, produkt i këtyre territoreve dhe gjithashtu është zëdhënëse, ndjekëse e vlerave të cilat janë demonstruar në luftën e pavarësisë ashtu si në përbërjen e vërtetë të Republikës së Turqisë”.
– “Ne kemi ardhur për të qenë objekt i politikës”-
“Ne kemi ardhur për të qenë objekt i politikës dhe jo subjekt i sajë, ne kemi ardhur për të qenë lider të historisë dhe subjekt i sajë. Për këtë arsye zëri i kombeve të shtypura është zëri ynë. Dhe gjithashtu për këtë arsye AK Partia në shumë vende mike ka qenë frymëzim për partitë e tjera”.