A.K. njëri nga haxhinjtë kosovarë që ndodhet në Arabinë Sauditë i ka thënë para pak çastesh Indeksonline se gjithçka është në rregull me ta dhe nuk ka vend për shqetësim.
“Si çdo vit ka pas shumë pak vonesa. Shumë mirë jemi. Jemi duke udhëtuar për në Medinë dhe nuk ka asnjë problem. Ato që janë raportuar për bllokimi dhe gjëra tjera, janë tërësisht të pavërteta dhe propgandë e dëmshme”, ka thënë A.K.
Të kujtojmë se Klan Kosova raportoi më herët se 800 haxhinjtë nga Kosova që kanë shkuar për të kryer haxhin këto ditë, tash kanë mbetur të bllokuar në Mekë.
Sipas burimeve të Klan Kosovës, sot që nga ora 15:00 deri në këto momente ata kanë mbetur të ngujuar nëpër autobusë dhe askush nuk është duke u marrë me ta. Ata nuk kanë asnjë informacion se kur mund të nisen.
Më herët: Haxhinjtë nga Kosova bllokohen në Mekë
Sipas disa informatave nga haxhinjtë kosovarë që janë në Mekë, por ende të pakonfirmuara nga zyrtarët e BIK-ut, 800 haxhinjtë nga Kosova që kanë shkuar për të kryer haxhin këto ditë, tash kanë mbetur të bllokuar në Mekë, njofton Klan Kosova.
Sipas burimeve të Klan Kosovës, sot që nga ora 15:00 deri në këto momente ata kanë mbetur të ngujuar nëpër autobusë dhe askush nuk është duke u marrë me ta. Ata nuk kanë asnjë informacion se kur mund të nisen.
Plani ka qenë që nga qyteti i Mekës të bëhet nisja për në Medinë, por deri më tash kjo nuk ka ndodhur dhe nuk dihen arsyet për bllokimin e autobusëve të tyre.
Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe nuk ka arsye për brengosje, mirëpo problemi është se kanë mbetur në duke pritur për një periudhë të gjatë, njofton Klan Kosova.
You Might also Like
Palestinë,A ka filluar të lirohet bllokada izraelite?
Ka 6 vite që në Rripin e Gazës nuk ka mundur të hyjë asnjë mall,…
By
Redaksia
1 Min Read
Erdogan u bën thirrje arabëve për krijimin e një zone tampon në Siri
Kryeministri turk, Rexhep Erdogan, gjatë një interviste për një tv turk, u shpreh se Turqia…
By
Redaksia
1 Min Read
Nëpunësi civil mungoi në punë për 6 vjet, por paguhej
Një nëpunës civil në Spanjë është gjobitur me 27 mijë euro pasi nuk kishte shkuar…
By
Redaksia
1 Min Read
Opozita siriane merr nën kontroll një bazë ajrore pranë Idlibit
Opozita siriane e cila lufton regjimin e Bashar Al Asad ka marrë nën kontroll një…
By
Redaksia
1 Min Read
William Walker tregon se si ishte mashtruar nga Hashim Thaçi
Miku i madh i Kosovës, William Walker po qëndron në Kosovë për të shënuar 18-vjetorin…
By
Redaksia
2 Min Read
Ja çfarë ruhet në Arkivin e Kosovës
Trashëgimia kulturore islame – orientale në trojet shqiptare ka një zanafillë të vjetër. Atë e…
By
Redaksia
6 Min Read
