Këto ditë ka qenë temë ditore debati që u mbajt në Top Show, ku në atë emision ishin të pranishëm dy imam.
Hoxhë Elvis Naçi ka shpjeguar në një video se në atë emision është ngritur kurth, duke treguar prapaskenat e emisionit. Bile duke treguar se kishte dy plane, që të paraqesin Islamin në formë të keqe.
Ai ka thënë se ata kanë dashtë të futin përçarje në mes besimtarëve dhe ai tregon se është gënjyer ku moderatori i kishte kërkuar falje. Ai ka thënë se është vënë në pozitë të vështirë.
Ndër të tjera tha se disa njerëzve po u pengon ngritja e pozitës së imamit në shoqëri. “Nëse këngëtarët, artistët, futbollistët bënë të kenë famë, pse një hoxhë është mëkat të jetë i famshëm. Unë se llogarisë famë, por e llogarisë dashurisë për hir të Allahu”.
Ai ka dënuar edhe gjuhën denigruese që është bërë në mediat sociale duke thënë se ata kanë përgojuar dhe ata mashtrojnë në emër të argumenteve fetare.
Po ashtu ai ka shpjeguar shumë dilema të ngritura pas atij emisioni që mund ti ndiqni në këtë video: