Lëvizja Bashkohu dënon kritikat ndaj Hoxhës së nderuar Irfan Salihu

Lëvizja Islame Bashkohu përmes këtij reagimi dënon sulmet e paskrupullta dhe akuzat e pabaza drejtuar hoxhës së nderuar Irfan Salihu nga pushtetarë dhe OJQ-ë të cilët ishin ndier të atakuar nga një ligjëratë e hoxhës Irfan Salihu në të cilën kishte folur për moralin e popullit tonë dhe rrezikimin e kësaj vlere tek rinia e me theks të veçantë tek gjinia femërore duke mos e përgjithësuar, por si duket dikush e ka gjetur vetën në kategorinë e cekur nga hoxha prandaj edhe reagimi ishte i menjëhershëm .

LISBA denoncon hipokrizinë e atyre që sulmuan hoxhën madje duke kërkuar llogari nga BIKU në emër të të drejtave të gruas, kur dihen shkeljet që u bëhen këtyre të drejtave nga ana e pushtetit.
Ajo në të cilën ka thirrur hoxha Irfan Salihu është morali i femrës të cilin e kultivoj me përkushtim dhe e ruajti me sakrificë populli i shqiptar me shekuj .
Thirrës në ruajtjen e kësaj vlere dhe të vlerave tjera të mirëfillta kanë mbetur vetëm hoxhallarët, të moralshëm, të pa korruptuar dhe të papërfshirë në krime duke i shërbyer me besnikëri dhe sinqertit popullit të Kosovës ndërsa ata të cilët sulmuan hoxhën dhe lloji i tyre të cilët mjaft mirë i njeh populli i Kosovës nuk njohin moral apo e definojnë atë në pajtueshmëri me shfrenimin dhe degjenerimin e tyre duke dashur që edhe të tjerëve tua imponojnë atë.
LISBA mbështetë fuqishëm hoxhën Irfan Salihu dhe çdo hoxhë tjetër i cili sulmohet vetëm pse thotë të vërtetën dhe thërret në të dhe ua bën të qartë misionarëve për shkatërrimin e moralit të rinisë sonë se pavarësisht përpjekjeve tuaja nuk do të arrini ta zhvishni nga morali dhe ta dërgoni në degjenerim popullin Kosovës.
Prishtinë
04.06.2013/levizjabashkohu/kohaislame

 

Artikulli paraprakDjali dhunonte prindërit, arrestohet nga policia
Artikulli vijuesRacizmi i theksuar i shoqërisë amerikane