Edhe pse deficiti tregtar në këtë muaj ishte poshtë pritshmërive, ai ishte më i larti në 9 muajt e fundit
Deficiti tregtar në SHBA është rritur 6.6 pikë duke shkuar në kuotën më të lartë të 9 muajve të fundit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas Departamentit Amerikan të Tregtisë deficiti tregtar gjatë muajit nëntor ishte 45.2 miliardë dollarë. Krahasuar me një muaj më parë deficiti tregtar ka patur një rritje prej 6.6 për qind në muajin dhjetor duke shkuar në 45.4 miliardë dollarë.
Edhe pse deficiti tregtar në këtë muaj ishte poshtë pritshmërive, ai ishte më i larti në 9 muajt e fundit.